Shkembim ndërkulturor – Të jetojmë sëbashku në Europen tonë

posted in: Aktivitete | 0

Shkembim ndërkulturor – Të jetojmë sëbashku në Europen tonë

Ky shkëmbim rinor shumpalësh u zhvillua ne datat 6 -15 Shtator 2013 ne Tîrgu Neamț, Rumani. Qëllimi i projektit ishte të sillte sëbashku të rinj të moshës nga 18-25 vjeç me prejardhje dhe aftësi të ndryshme nga “Programi dhe Vendet fqinje” të programit Rinia në Veprim.
Ky inkurajoi pjesëmarrësit të provonin mjedisin ndërkulturor, për të kuptuar se ka ndryshime nga një person në tjetrin, nga një kulturë në tjetrën.
Projekti u realizua ne kuadër të Programit “Rinia ne Veprim”, ku 30 njerëz diskutuan, eksperimentuan, mësuan për mjedisin ndërkulturor ku jetojmë dhe se si ne mund të kapërcejmë disa pengesa në marrëdhenie me njerëz të tjerë.

Pjesëmarrësit vinin nga 5 vende si: Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Bullgaria dhe Turqia së bashku me vendin pritës: Rumania.

Në këtë projekt Shqipëria u përfaqësua pjesemarresit e Qendres Rinore “Pa kufij”(Youth Center BORDERLESS)