Organizata implementuese: Qendra Rinore “Pa Kufij”

Mbeshtetur nga:

ccc

Kohezgjatja: 23.04.2015 – 30.09.2015

Pershkrimi i projektit

Projekti synon të adresojë zgjidhje për cështjen e menaxhimit të mbetjeve në zonën e Marqinetit, pjesë e Bashkisë Vorë. Nga vizitat në terren dhe kontaktet me banorët kemi identifikuar fenomenin e keqmenaxhimit të mbetjeve. Një pjesë e mbetjeve hidhen në kontenierët e përcaktuar nga bashkia që janë vetëm 2 copë. Një pjesë e mbetjeve sillen deri tek kontenierët dhe lihen anash por jo brenda tyre, duke shërbyer kështu si vektorë sëmundjesh të ndryshme. Pjesa tjetër e banorëve procedojnë me djegien e mbetjeve pasi distanca nga banesat e tyre është e largët. Bazuar në këtë situatë të rëndë dhe në mos informimin e banorëve për rreziqet që ju kanosen nga ndotja për probleme të rënda shëndetësore, ata tranmetojnë këtë mentalitet edhe tek të rinjtë. Ky fenomen ndihmohet edhe nga numri i limituar i kontenierëve të mbetjeve urbane, të cilët janë prezent vetëm në hyrje të Marqinetit. Për më tepër banorët ankohen se dhe largimi i mbetjeve nga kontenierët nuk kryehet sic duhet nga insititucionet përgjegjëse. Megjithatë mentaliteti i gabuar i con drejt zgjidhjeve jo më pak të rrezikshme banorët duke patur probleme serioze me ndotjen mjedisore.

Qëllimi i Projektit:

Duke u bazuar në problematikat që identifikuam, projekti synon nxitjen e reflektimit tek të rinjve për sjelljet e tyre mjedisore dhe për situatën e rëndë të krijuar në zonën e Marqinetit për menaxhimin e mbetjeve. Fillimi i ndryshimit të mentalitetit vjen me fuqizimin e rolit të të rinjve në komunitet duke filluar nga familjet e tyre.

Objektivat e Projektit:

* Sensibilizimi i të rinjve në për minimizimin e mbetjeve që në burim si mënyre efikase dhe e drejtëpërdrejt në impaktin mjedisor;

* Reduktimi i mbetjeve në ambjentet e hapësirave e përbashkëta dhe reduktimi njëkohësisht i ndotjes;

* Hedhja e hapave të parë drejt një menaxhimi korrekt të mbetjeve urbane, si dhe krijimi i mundësive për futjen e Marqinetit në skemën e manaxhimit të mbetjeve

urbane që mundëson Bashkia Vorë si dhe kompania së cilës i është deleguar e drejta e realizimit të këtij shërbimi;

* Krijimi i një mentaliteti të ri për rëndësinë e mbrojtjes mjedisore tek të rinjtë e zonës.

* Krijimi i një Eko Klubit që do të vazhdojë më tej punën me sensibilizimin.

* Nxitja e reagimit të të rinjve përmes diskutimit për cështjet mjedisore sic janë dëmtimet që shkaktojnë mbetjet e ndryshme në mjedis.

Vlera ne vazhdimesi:

Eko Klubi Rinor do jetë një nisëm e organizuar me të rinjtë e zonës së Marqinetit dhe vetë ata do ta vazhdojnë me mbështetjen e ofruar nga Qendra Rinore Pa Kufij dhe TAMAM Albania.Ky projekt do të jetë një iniciativë shembull për zona te tjera te ngjashme përreth. Qellimi final i tij eshte te ngreje një rrjet të rinjsh aktiv ndaj mjedisit në këto zona.

Seminari “Ngritja e EKO Klubit Rinor në Marqinet’’

Ne kuader te projektit “Mjedisi i shëndetshëm fillon nga shtëpia ime!” ,i financuar nga programi SENiOR-A, Qendra Rinore Pa Kufij realizoj në datat 6-7 qershor 2015, seminarin “Ngritja e EKO KLUBIT rinor në Marqinet”.

Per me teper klikoni linkun :

http://www.youthcenterborderless.org/sq/?p=857

 

Se shpejti..”Tryeze e rrumbullaket,Marqinet”

* Tryezë e rrumbullakët mbi menaxhimi e mbetjeve në Marqinet me perfaqeses nga komuniteti, nga Eko Klubi Rinor, nga bashkia e Vores dhe eksperte mjedisi.Per me teper klikoni:

http://www.youthcenterborderless.org/sq/?p=847

Se shpejti..”Aktivitete ndergjegjesuese per riciklimin me te rinjte e Marqinetit”

Aktivitete ndergjegjesuese per riciklimin me te rinjte e Marqinetit.Per me teper klikoni:

http://www.youthcenterborderless.org/sq/?p=843