BORDERLESS

Misioni yne eshte zhvillimi i iniciativave qe synojne forcimin e rolit te te rinjve ne shoqeri dhe mbeshtetja e zhvillimit te qendrueshem te komunitetit.

Vizioni: Besojmë se të rinjtë me fuqinë e tyre për të ndryshuar mund të zgjidhin sfidat në komunitet duke u shndërruar në modele udhëheqësish në një të ardhme të qëndrueshme.

Fushat e veprimtarisë:
• Të promovoj zhvillimin e qëndrueshëm duke ruajtur mjedisin, burimet natyrore, biodiversitetin si dhe vlerat e ekosistemit.
• Të ndihmojë për fuqizimin e grupeve, shoqatave të komunitetit dhe të formave të tjera të shoqërisë civile që përfaqsojnë të rinjtë dhe i shërbejnë zhvillimit të qëndrueshëm.
• Të ofrojë asistencë teknike, ekspertizë profesionale në fusha të ndryshme të zhvillimit të qëndrueshëm. Të hartoj studime, projekte zhvillimi dhe teknologjike, strategji sektoriale dhe te integruara zhvillimi. Të zbatoj dhe të vlerësoj projekte të ndryshme të zhvillimit të qëndrueshëm.
• Të nxis pjesëmarrjen aktive të të rinjve në problemet sociale, kulturore, edukative dhe sportive. Të ofroj mundësi për edukimin formal dhe jo-formal tek duke ofruar trajnime, workshope, praktika profesionale, shkëmbime rinore, konferenca, konkurse dhe kampeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
• Të ofroj shërbime për punësimin rinor. Të promovoj iniciativa rinore vullnetare në dobi të komunitetit. Të promovojë sipërmarrjet e gjelbërta inovatore rinore që përmirësojnë cilesinë e jetesës ne komunitet. Të promovojë ekoturizmin si dhe turizmin alternativ.
• Të zhvillojë kapacitetet e të rinjve për një lobing konstruktiv dhe të influencojë vendimmarrësit në mënyrë që të përmirësohen politikat dhe shërbimet në interes të komunitetit. Të mbështesi të rinjtë në procesin e integrimit drejt Bashkimit Europian. Të mbështes barazinë gjinore me përfshirjen aktive të femrave në vendimmarrje dhe në jetën shoqërore. Të nxisë dhe të mbështesë të rinjtë e zonave të margjinalizuara, në integrimin e tyre në procesin e zhvillimit ekonomik dhe social.